Kosova

Shala: Emri i Frrok Kristajt lidhet me studimin dhe hulumtimin e jetës dhe veprës së Gjeçovit

Ish deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka takuar shkrimtarin e njohur nga Zymi i Hasit, Frrok Kristaj.

Shala uroi shkrimtarin Kristaj për marrjen e çmimit kombëtar “Anton Çetta”, i cili iu dha ditë më parë shkrimtarit Kristaj, për kontributin e veçantë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Kosovës.

Postimi i plot:

“Nderim i veçantë për mua të pranojë dhuratë disa tituj librash nga shumë i nderuari, Frrok Kristaj.

Vetëm pak ditë më parë, Kristaj u bë laureati i parë i çmimit kombëtar “Anton Çetta”, për kontributin e veçantë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Kosovës.

Emri i Frrok Kristajt, për më shumë se 40 vjet, lidhet me studimin dhe hulumtimin e jetës dhe veprës se Shtjefën Gjeçovit, pastaj të priftit martir, Luigj Palaj, të shkrimtarit Anton Pashku, të aktores Katarina Josipi … si dhe i shumë personaliteteve të tjera.

Ai, po ashtu, është njëri prej themeluesve dhe tani organizatori kryesor i njërit prej manifestimeve letrare e kulturore – nga më reprezentativët e kulturës nacionale të Kosovës, “Takimet e Gjeçovit”, i cili mbahet në Zym të Hasit që nga viti 1971.

Urime Çmimin “Anton Çetta”, Frrok Kristaj!” ka shkruar Shala ne facebook.