Kosova

Rron Gjinovci kritikon ashpër Qeverinë Kurti: Me ia pas lanë një zyrtari të Listës Srpska, s’kish ditë ma mirë

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar Qeverinë Kurti për masat e marra në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se me ia pas lënë ndonjë zyrtari të Listës Srpska me dizajnu një fiasko ekonomike për Kosovën, nuk e dinë a kish ditë kaq mirë me e aranzhu.

Gjinovci ka theksuar se masat janë të dështuara dhe bizneset janë dëmtuar pa asnjë nevojë.

Ai ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, se dëmi që i është shkaktuar bizneseve do të kompesohet vetëm pjesërisht nga buxheti, çfarë përbën dëm të dytë ekonomik.

Shkrimi i ti i plotë:

  1. Masat e Qeverisë janë të dështume komplet. Pushimet masive në Shqipni dhe natyra gjysmake e masave e kanë pamundësu uljen e numrit të infektimeve, çka është edhe qëllimi i deklarum i masave.
  2. Meqë rastet nuk ulen, i bjen që bizneset janë dëmtu kot, pa asnjë nevojë.
  3. Dami që iu është shkaktu bizneseve do të kompensohet pjesërisht nga buxheti, çka përbën damin e dytë ekonomik për vendin. (Ndërkohë rastet e infkektimeve nuk do të ulen).
  4. Javën tjetër kur ndodhë hapja është Ramazan, e bizneset do të vazhdojnë me punu ma dobët. Rimëkambja e tyne do të ndodh shumë ma ngadalë se normalisht.

Konkludim: me ja pas lanë naj zyrtari të Listës Srpska me dizajnu një fiasko ekonomike për Kosovën, s’di a kish ditë kaq mirë me e aranzhu. Unë nuk besoj që këtë e bani me qëllim Qevetia Kurti, por e bani nga mosdija e veshun me petkun e fitimtarit arrogant.

“E keqja vjen nga mosdija” ka pas thanë para ma shumë se 2 mijë vjetve njoni në Greqi