SPORT

Richarlison befason të gjithë: Ancelotti më ka thënë se mund ta fitojë Topin e Artë

Menaxheri i njohur i Evertonit, Carlo Ancelotti ka befasuar të gjithë duke menduar se sulmuesi Richarlison ka aftësinë për të fituar Topin e Artë.

Braziliani është një pjesë jetike e sulmit të Evertonit dhe ka regjistruar katër gola dhe dy asistime këtë sezon, duke shkuar në 33 gola në 86 ndeshje në përgjithësi.

Por, Ancelotti mendon se ish-njeriu i Watford mund të vazhdojë të arrijë gjëra edhe më të mëdha dhe të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

Është vet sulmuesi brazilian i cili ka treguar se ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit mendon se ai mund ta fitojë çmimin më të madh individual, Topin e Artë.

“Përfundova duke mësuar shumë gjëra. Tani, me Ancelottin, një trajner që fitoi gjithçka, ai gjithmonë më tregon ndonjë histori, më korrigjon, më udhëzon. Kjo është ajo që e bën një lojtar të evoluojë”, ka thënë fillimisht Richarlison për Globo Esporte.

“Unë vetëm mund të rritem me ardhjen e tij, dhe kush e di, unë mund të bëhem shënues dhe të rritem edhe më shumë si profesionist”.

“Tani thjesht duhet të përmirësohem, duke punuar shumë në trajnim, në mënyrë që të vazhdoj të evoluoj”, përfundoi 23-vjeçari i Evertonit./Telegrafi/