Kosova

Radhë të gjata para MPJD-së për vulë apostile, s’respektohen masat

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke pritur për tu pajisur me vulë apostile.

Pavarësisht pandemisë, distanca fizike si masa për parandalimin e kësaj sëmundje nuk është respektuar nga qytetarët.

Përderisa për Policia disa herë u ka tërhequr vërejtjen atyre që po prisnin në radhë që të ruajnë distancën.

Zeqir Zogaj tha se ka arritur që vetëm që të bëjë termin, dhe se i është thënë se të mërkurën duhet të jetë në MPJD në ora 07:00 të mëngjesit.