KULTURË

Së shpejti projekti filmik zvicerano-kosovar

Aktori i serialit “O sa mirë”, Ridvan Murati, ka deklaruar se së shpejti do të sjellin një film të metrazhit të shkurtër.

Në një prononcim ekskluziv për Kosova.info, aktori Ridvan Murati ose ndryshe i njohur me emrin “Çabi” nga “O sa mirë”, ka theksuar se ky projekt do të përmbaje një bashkëpunim mes Zvicrës dhe Kosovës.

“Ky bashkëpunim zvicrano-shqiptar, është në përgatitje për një film të metrazhit të shkurtër, të zhanrit komedi. Kjo komedi do te nis xhirimet gjatë muajit qershor dhe korrik, dhe do realizohet në dy shtete, në Kosovë dhe Zvicër”, ka thënë aktori.

Sipas tij, bashkëpunimi do të përfundojë në muajin shtator, kurse do të shfaqët në muajin tetor në Zvicër dhe në Kosove, e po ashtu edhe në festivale të ndryshme.

Ai ka shtuar se organizatorë të kësaj komedie janë aktorët e njohur Ridvan Murati, Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati, pjesëtarë të serialit “O sa mirë”.

Aktori ka shpjeguar edhe atë se kush do të jenë organizatorët, ku sipas tij për Zvicër e ka aktori dhe njëherësh drejtori i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, kurse për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati. Në këtë, ai ka bërë të ditur se film do ketë aktor shqiptar dhe zviceran, dhe gjithashtu tema e këtij filmi do jetë në lidhje me dy shtete Zvicër-Kosovë.

“Pritshmërit janë që ta zgjerojmë dhe të bëjmë një film të metrazhit të gjatë,  dhe njëherit ky film do të shërbej si një urë lidhëse në mes dy shteteve Kosove-Zvicër”, ka theksuar  aktori Murati.

Ai ka shtuar se do të ketë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë të serialit “O sa mirë”. /Kosova.info/