Kosova

Prizren: Reja e kërcënon vjehrrën

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00 në Prizren, një grua është kërcënuar nga reja e saj.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, ku me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar.

“Prizren 07.04.2021 – 18:10. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është kanosur nga reja e saj e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.