Kosova

Pritjet e mërgimtarëve në Merdare vazhdojnë të jenë të gjata

Edhe të dielën kanë vazhduar pritjet e gjata në pikën kufitare që lidh Serbinë me Kosovën.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarëve u është dashur të presin deri në 1 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë, ani pse vetë udhëtarët kanë dhënë shifra tjera të pritjes, raporton KTV.

Festat e fundvitit kanë kthyer kolonat në pikën kufitare në Merdare. Por, sipas udhëtarëve dhe Policisë, pritjet po shkaktohen në anën e kufirit serb. Derisa, qytetarët sqarojnë pse e shfrytëzojnë këtë pikë e jo pikat tjera, siç ka kërkuar Policia.

Sipas Policisë së Kosovës, pritjet në Merdare janë deri në 1 orë e gjysmë, por qytetarët thonë se të dielën kanë pritur deri në 4 orë për ta kaluar kufirin.

Policia vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare për të mos shkaktuar tollovi, por radhët janë shtuar ditët e fundit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.