Kombëtare

Përurohet në Bllacë “Muri i Kujtimit”

Në memorialin “Bllaca’99”, në Han të Elezit, është përuruar “Muri i Kujtimit”.

Në qendër të kësaj vepre është vendosur fotografia e famshme e Sherife Lutës me vajzën e saj, teksa po ikte nga ushtria serbe.

Protagonistja e fotografisë mori pjesë në këtë organizim që i solli mjaft kujtime, njofton Klan Kosova.

Përgjegjësi i projektit, Jahja Lluka, tha se kjo vepër do të shërbejë edhe më shumë për ruajtjen e memories kolektive.

Përveç fotografisë,  në mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe thënie të politikanëve botërorë për luftën e viteve 1998-1999.

Asokohe, gjendja e të shqiptarëve në Bllacë ishte shumë e rëndë.

Muri i Kujtimit është i gjatë 15 metra, ndërsa i gjatë 2.7 metra.