Kosova

“Po më drejtoheni mua?”, “Fund e krye”, përplasen Kujtim Shala e Jusuf Thaçi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala është përplasur me analistin Jusuf Thaçi gjatë një debati që po zhvillohet në emisionin “Pressing” në T7.

Shala thotë se kur flitet për LDK-në para një përfaqësuesi të kësaj partie, duhet që pjesëmarrësit e tjerë të kenë durim, pasi sipas tij, nëpër debate po flitet gjithçka për LDK-në, që sipas tij, nuk janë të vërteta e të argumentuara.

“Për LDK-në do të flisni kur unë jam këtu, sepse çdo natë poi   filni tona t’zezat e botës, dhe nuk keni të drejtë për asgjë.

Kur flisni për LDK-në dhe keni përball një përfaqësues të LDK-së duhet të duroni. Mateni tash ju sa është dinjitoze. Keni kohë,. Për LDK-në ato që i thoni ju pa asnjë referencë, mund t’i thoni kur ska aty përfaqësues të LDK-së”, thotë Shala.

Ndërsa, Thaçi ia kthen se a po i drejtohet atij, shkruan Gazeta Express.

“Po më drejtoheni mua personalisht?” ia kthen analisti Thaçi.

“Kushdo qoftë, ju dhe të gjithë”, i thotë Shala.

“Se unë nuk besoj që kom fol ndonjëherë pa referencë ose pa argumente”, ia kthen Thaçi.

Ndërsa për fund Shala i thotë “Fund e krye”.