Kosova

NISMA: Enver Hoxhaj në librin e tij mohon gjenocidin serb në Kosovë

Nisma Sociaodemokrate ka postuar një video në llogarinë e saj në “Facebook”, ku duan duan të informojmë publikun për të vërteten e Enver Hoxhajt të shkruar në Librin e tij ku ai Gjenocidin e forcave serbe të kryer në Kosovë gjatë luftës 1998-1999 e cilëson vetëm si PËRPJEKJE për GJENOCID!

Postimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Përmes postimit të kësaj video duam të informojmë publikun për të vërteten e Enver Hoxhajt të shkruar në Librin e tij ku ai Gjenocidin e forcave serbe të kryer në Kosovë gjatë luftës 1998-1999 e cilëson vetëm si PËRPJEKJE për GJENOCID!

Pse i kemi kushtuar vëmendje tani librit të Enver Hoxhajt: “Ndërtimi i Shtetit, Politika e Jashtme e Kosovës”, botimi 2017, faqe 198 dhe faqe 206, ku ai “Gjenocidin” që Serbia ka kryer në Kosovë e cilëson vetëm si një “përpjekje për gjenocid”?

Sepse njerëzit duhet ta dinë këtë. Edhe atë duhet ta dinë para zgjedhjeve. Të gjithë duhet të dinë se kend do ta votojnë. Kjo është një çështje me përmasa publike!

Kjo nuk është vetëm e drejta jonë, por edhe detyrimi ynë që t’i informojmë të gjithë për këtë! Enver Hoxhaj e quajti vrasjen e 10 mijë shqiptarëve, vrasjen e rreth 1400 fëmijëve shqiptarë dhe 1800 grave, ushtrimin e dhunës seksuale në mbi 20000 gra shqiptare nga forcat serbe, vetëm një “përpjekje për gjenocid”.

Kjo deklaratë nuk është e sajuar, nuk është një thashethemë. Është fakt. Enver Hoxhaj e shkroi, me duart e veta, në librin e tij.

E gjitha është e shkruar e zeza në të bardhë! Për më tepër, ai e shkroi këtë kur ishte ministër i jashtëm! Kur duhej ta përfaqësonte Kosovën dhe kur duhej t’i tregonte botës për atë që na ka ndodhur neve! Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë sërish!