Kombëtare

Ndërtimi i parkingut nëntokësor dëbon disa familje

Katërmbëdhjetë familje në qendër të Prishtinës, shqiptar e serb, duhet të largohen nga barakat që kanë jetuar me dekada për t’ia lëshuar vendin ndërtimit të një parkingu të ri nëntokësor.

Ata janë vendosur aty gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, për të jetuar përkohësisht, dhe nuk kanë dokumente se ato janë prona të tyre.