SHËNDETËSIA

MSh-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, farmacistët e quajnë vendim kriminal

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të shfuqizojë udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Në një dokument të siguruar nga KOHA, ky vendim arsyetohet se “bazuar në raportin e datës 9 qershor të vitit 2020 të Komisionit të ankesave për shqyrtimin e ankesave të qarkulluesve me shumicë dhe pakicë të produkteve medicinale në Republikën e Kosovës, mes tjerash ky Komision ka konstatuar që dispozitat e këtij akti nënligjor kanë përcaktuar mënyra të ndryshme për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve dhe në mungesë të listave zyrtare të cilat janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e çmimeve”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Kjo odë e ka quajtur të turpshëm dhe kriminal vendimin. Farmacistët kanë kërkuar largimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Shfuqizimi i udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave sa e turpshme aq kriminale. Ministër Zemaj po e turpëron veten dhe familjen tënde e popullin po e varfëron. Ik sa më parë! OFK do të thërrasë Këshillin Drejtues dhe do të këshillohet edhe me Kuvendin e OFK-së për veprimet që do të ndërmerren!”, thuhet në reagimin e kësaj ode.

Ndër të tjerash, ky udhëzim administrativ kishte për qëllim të përcaktonte dhe rregullonte çmimet e produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Udhëzimi përcaktonte çmimin fiks për shitje me shumicë dhe pakicë përmes subjekteve të licencuara, ndërsa përcaktonte edhe tavanin e çmimeve në raport me Listën e Barnave Esenciale.

Image
Image
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483