Show Biz

Modelja Sindi Cela mohon të jetë ndarë nga Seldi, përkundër aludimeve

Sindi Cela ka arritur të bëhet e famshme në sajë të partnerit të saj, këngëtarit Seldi Qaliu.

Modelja, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë, vazhdon të jetë shumë e komentuar në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth gjërave që u interesojnë me anë të opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Sindi Cela (Foto: Instagram)

“Je ndarë nga Seldi?”, ka qenë një nga pyetjet që i është parashtruar asaj pasi nuk janë parë më së bashku.

“Nga e ke marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar”, ka qenë përgjigja e saj – duke hedhur poshtë të gjitha aludimet e fansave.

Një tjetër pyetje drejtuar Sindit ishte se përse më nuk publikojnë fotografi së bashku, megjithëse një përgjigje nuk mungoi.

“E kam sqaruar një herë që kishim në debat u hoqën fotografitë dhe ngeli ashtu që atëherë”, deklaroi ajo.

Sindi Cela (Foto: Instagram)

Të njëjtit zyrtarizuan lidhjen në shtator të vitit që lamë pas.