Show Biz

Miley Cyrus thotë se e ka puthur Dua Lipën në buzë

Dueti i parë i Dua Lipës me Miley Cyrus, “Prisoner”, fansave të dyshes ju tërhoqi vëmendjen edhe videoklipi, në të cilin dy vajzat shfaqeshin shumë provokuese. Pas këtij projekti, Miley bëri edhe një deklaratë të çuditshme që u diskutua gjerë e gjatë në rrjet.

Në një intervistë Cyrus u shpreh se me Duan kishte shkëmbyer një puthje në buzë, por nuk kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shpreh se në fakt me Duan nuk ka parë as ëndrra erotike, sepse ajo është në një lidhje me Anwar Hadid.

“Nuk bëmë seks. Në fakt nuk kam pasur kurrë ëndrra erotike me Duan. Në fakt, nuk e dua këtë gjë, sepse Duan e shoh si shoqe shumë të mirë. Por po e marrë sikur kemi bërë seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë. Dua është super-seksi!”, u shpreh Miley.

Mirëpo teksa menduam se pas kësaj deklarate gjithçka u mbyll me kaq, Miley ka shkëmbyer disa mesazhe shumë të çuditshme me Duan në “Twitter” së fundmi. Dua ka ndarë në këtë rrjet social një foto të saj nga festa që bëri në shtëpi pas çmimeve “Grammy” dhe në të shihet e veshur me fustanin e shkurtër nga “Versace”, që i nxjerr në pah format trupore. Pas kësaj fotografie duket se është çmendur edhe Miley Cyrus që i ka shkruar Duas: “Ke ende të dashur?”.

Dua duke qeshur i ka pohuar se vazhdon ende të jetë e lidhur.
“Shkëlqyeshëm! E lumtur për ty!”, i ka kthyer më pas Miley. Këtij komenti Dua i është përgjigjur me “Faleminderit Miley! E vlerësoj!“.
Mirëpo komenti që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe që i bëri të gjithë të shkriheshin së qeshuri ishte ai i Miley-t, ku shkruante:
Shpresoj që i dashuri i saj të vdesë!”, referuar Anwar Hadid.
Ky i fundit nuk ka reaguar ende pas kësaj deklarate të Miley-t dhe nuk e dimë nëse këngëtarja vazhdon ende ta shohë Duan vetëm si shoqe, duke qenë se prej kohësh është deklaruar si biseksuale.