Bota

Merkel përjashton një riorganizim të qeverisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi një një riorganizim të kabinetit të saj, pasi rivali i saj i dikurshëm Friedrich Merz theksoi se ai dëshironte të merrte postin e ministrit të Ekonomisë.

Pasi u mund sot në garën për kryesimin e Partisë Kristian-Demokrate (CDU), Merz shkroi në Twitter se i kishte propozuar kreut të ri të CDU-së, Armin Laschet për të marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Por një zëdhënës i qeverisë theksoi se kancelarja, Angela Merkel nuk kishte planifikuar një riorganizim të qeverisë.

Duke folur pas fitores së tij, Laschet i tha kongresit se parashikonte të fliste me Merz për kontributin e tij të ardhshëm në parti. /ATSH-DPA/