Hi Tech

Më nuk duhet të shqetësoheni për harxhimin e baterisë, ka mbërritur Bluetooth LE

Grupi i kompanive që e kanë standardizuar Bluetoothin e prezantuan Bluetooth LE Audio në konferencën e sivjetme CES në Las Vegas. “LE” nënkupton konsumin e ulët të energjisë, që e paraqet një përmirësim të deritanishëm të teknologjisë Bluetooth.

LE audio i ofron disa karakteristika të reja, duke përfshirë audion më të mirë, mundësinë e streamingut të zërit në disa pajisje, si dhe përmirësime për pajisjet e dëgjimit. Teknologjia e re konsumon më pak dhe kështu e rrit jetëgjatësinë e baterisë”, shkruan CNN.

Bluetooth LE funksionon në një sinjal më të ri zanor krahasuar me teknologjinë tradicionale. Versioni i ri mundëson që “LE audio” të implementojë karakteristika të reja në versionin e vjetër, përfshirë mbështetjen për audio MultiStream. Kjo e hap mundësinë që më shumë njerëz ta dëgjojnë të njëjtin audio-fajll në të njëjtën kohë. Gjithashtu e siguron emetimin e Bluetooth, në të cilin vendi, siç është qendra tregtare ose salla e koncerteve, mund të lëshojë muzikë për të gjithë vizitorët që kanë kufje. Është shumë e ngjashme me opsionin e ndarjes së muzikës të prezantuar nga Apple vitin e kaluar.

Image

Njerëzit me aparate dëgjimi gjithashtu do t’i marrin këto përmirësime, sepse së shpejti të gjitha pajisjet do ta mbështesin LE audio, shkruan KOHA Ditore. Audio e re do ta mundësojë zhvillimin e aparateve të dëgjimit me Bluetooth duke i ndihmuar kështu personat me probleme të dëgjimit me përparësi të reja.

Kufjet tuaja të vjetra nuk e mbështesin teknologjinë e re. LE audio nuk mund të azhurnohet me softuer. Standardi i ri ka nevojë për azhurnime të reja harduerike të cilat do të publikohen këtë vit.