SPORT

Me darka plot mish , “kamishi” a po mbledh vota për ta rrëzuar Agim Ademin?

Pas vdekjes së presidentit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës si anëtare e UEFA-së dhe FIFA-së, legjendës tonë Fadil Vokrrit, në krye të sajë erdhi Agim Ademi, të cilin të gjithë e njohin për angazhimin e tij për futbollin pa kursyer asgjë nga vetja, madje jo rrallë duke ndarë edhe të mirat e familjes për të kontribuar për futbollin, për ta mbajtur gjallë ëndërrën e të rinjëve shqiptarë për të qenë në hap me botën e lirë, sado që ishim të okupuar.

Por, sado që në fillim dukeshin të quditshme, tashmë jemi mësuar me fushatat e egra, të dështuara deri sot për ta larguar presidentin aktual nga puna, në fillim duke ia kontestuar mënyrën zgjedhjes, pastaj duke i rikthyer në lojë lëndë të gjykatave të shumë viteve më parë, e nga ku z. Ademi vitin e kaluar doli i pafajshëm, sado që procesi dukej i ndikuar politikisht, apo më mirë të themi nga grupe të interesit, drejtësia triumfoi.

Duke parë që tentimet për ndërprerjen në gjysmë të mandatit të presidentit Ademi dështuan, tani kur jemi afër afateve të rregullta për zgjedhjet e reja në Federatën e Futbollit të Kosovës, duket se janë ngjeshur angazhimet e pretendentëve për të parin e këtij institucioni për të mbledhur sa më shumë vota, pasi që të gjithë i dijmë procedurat për zgjedhjen e të parit të FFK-së, kur rrol të madhë kanë përfaqësuesit e klubeve.

Sot, në redaksinë tonë të sportit ka arritur një fotografi nga një ambient hotelerik në Gjilan ku shihet pikërisht Arianit Ahmeti, më i zëshmi në këtë “mesele” bashkë me deputetin Bekim Haxhiu “Kamishin” me pjestarë të një klubi futbollistik, ku supozohet se po kërkojnë grumbullimin e votave, por për kë? Pyetja për kë është mjaftë legjitime pasi që jo rrallë janë lajmruar individ edhe anonim per opinionin, te atille qe zgjohen nga gjumi pas nje enderre te bukur si president i FFK-se, e pastaj u rriten ambiciet?

Sigurisht se nuk duhet harruar se njerin prej kandidateve “serioz” kohe ne pare e ka perzene Organizata e Futbollit, e qe gjera te tille besohet se i percjellin e i kane parasyshe edhe delegatet qe neser kur te kemi zgjedhje, te dijne se per ke votojne.

Në anën tjetër, tifozët e futbollit presin që kushdo që të jetë president për katër vitet e ardhshme, të vazhdohet me ritmin e punëve në sportin më të bukur në botë, të vazhdohet të investohet në shkolla të futbollit, të ndihmohen klubet finaiciarisht aq sa janë mundësitë, të vazhdohet të punohet me talentët që i kemi nëpër evropë në mënyrë që të ndihen krenarë duke pranuar të luajnë për Kosovën, e kështu me rradhë me punë që i shërbejnë zhvillimit të futbollit. E pa dyshim, nëse është dikush që punët e filluara nga presidenti Ademi, mund t’i shtyej me intenzitet më të lartë, le të zgjidhet president, por, futbolli nuk ka nevoj për zhvatës dhe grupe të interesit që në vend se të shënojnë progres, mund të sjellin vetëm regres në futboll.