MBPZhR me letër Informimi për parandalimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në bujqësi

MBPZhR ka dal me letër Informimi për parandalimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në bujqësi.
Informimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të gjithë fermerëve Ju uron sukses në realizimin e përkrahjes publike për zhvillim të sektorit të bujqësisë në vendin tonë!

Më qëllim të informimit të drejtë lidhur me mosangazhimin e fëmijëve në punët e rrezikshme në bujqësi, MBPZhR ju informon me bazën ligjore që rregullon këtë çështje për të cilën jeni të obliguar ta zbatoni:  

·         LIGJIN NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË);

·         Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë, i cili  në Nenin 4 përcakton se: “Ndalohen rreptësisht për fëmijë të gjitha format e rrezikshme të punës, të listuara në këtë udhëzim”.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si “Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve”.

Andaj, bashkangjitur kësaj Letër Informimi ju njoftojmë me tabelën me punët, rrezikun dhe efektet në shëndetin e fëmijëve.

Tabela: Punët e rrezikshme për fëmijë: aktivitetet, rreziku dhe efektet në shëndetin e fëmijëve.

AktivitetiRrezikuEfektet në shëndetin e fëmijëve
Puna në ujitjeRryma, uji i ftohtë, infektimiLëndimet, infeksione akute, efektet afatgjata shëndetësore
Operimi me makina bujqësoreRrëzimi nga makina në lëvizje, ndeshja me objekte të tjera.Aksidentimi i të tjerëveLëndimet fizike jo fatale, invaliditeti, lëndimet fatale
Puna me pesticide dhe spërkatjaHelmimi me pesticide, djegiet kimikeHelmimet akute, efektet afatgjata në shëndet, djegie
 Korrjet Kontakti/thithja e pluhurit organik, kontaktet me alergjen, prerjet Sëmundjet alergjike respiratore (astma dhe extrinsic allergic alveolitis), pneumonitë hipersensitive, reagime tjera alergjike, lëndime fizike, infeksione (sëmundjet infektive-zoonozat)
Punë të rënda fizike në fusha dhe hapja e gropave për pyllëzim ose për mbjellje të pemëveNgarkesa e madhe fizike dhe mendore, ekspozimi ndaj kushteve ekstreme atmosferike, orët e zgjatura të punës (mbi katër orë), prerjetLëndime të muskujve dhe skeletit(deformimi i vertebrës, ndikimet në inde dhe muskuj), rraskapitja fizike dhe mendore
Prerja e drunjve dhe përpunimi i druritOperimi me makineri/pajisje të rrezikshme, bartja e peshave të rënda, terreni i rrezikshëm.Lëndime fatale dhe jo fatale, gjymtimet 
Puna në thertore dhe në industrinë e përpunimit të mishit.Rreziku nga kafshët që theren, rreziku nga mjetet që përdoren për therje, kontakti me agens biologjikë dhe kimik, bartja e peshave të rënda,  trauma psikologjikePrerjet, lëndimet fizike jo fatale dhe fatale, infeksionet, helmimet, deformimi i vertebrës, efektet afatgjata në zhvillimin emocional
Gjuetia, peshkataria Rreziku nga plagosjet, vrasjet, etj. Përdorimi i rrymës dhe dinamitit për peshkimPlagosjet, vrasja etj. Lëndimet plagosjet dhe pasojat me fatalitet
Grumbullimi i frutave malore dhe vjelja e pemëveTerreni i papërshtatshëm, kafshimi nga gjarpërinjtë, etj.Lëndimet trupore, helmimet
Shfrytëzimi i fëmijëve për kalim ilegal të kafshëveKontrabandimi me mallra, trauma psikologjikeEfektet afatgjata në zhvillimin emocional, lëndimet trupore
Puna në serrëTemperaturat e larta, mbetjet e pesticideve, gazrat helmueseHelmimet, dehidrimi, alivanosja
Puna në bletishtëThumbimi i bletëve, përdorimi i gazraveAlergjitë, helmimi
Go to TOP