SPORT

Manifestohet dita e flamurit me gara në pingpong

Bordi i fppk-së pas kërkesave të shumë klubeve për organizimin e ditës së flamurit për senior dhe veteran ka marrë vendim si në vijim:

1. Ligat e parapara me 28 dhe 29 nëntor mbahen sipas orarit të paraparë.

2. Me 28 nëntor në Ferizaj mbahet Dita e Flamurit për Veteran duke filluar nga ora 11:00 vetëm në skeletin kryesor. Garat do të organizohen për grup moshat mbi 40, mbi 50, mbi 60 dhe mbi 65.

Paraqitja e lojtarëve duhet të bëhet deri me 27 nëntor në ora 16:00.

3. Me 30 nëntor në Ferizaj mbahet Dita e Flamurit për Senior nëse kjo dite është feste publike dhe nuk punohet.

·         garat do të organizohen sipas sistemit të mbyllur, vetëm në skeletin kryesor

·         ftohen për të marrë pjesë vetëm 32 meshkujt dhe 16 femrat e pare sipas ranglistës aktuale dhe në rast mungesës nuk ka zëvendësime

·         kjo behet për arsye të kontrollit të numrit të pjesëmarrjes konform IKShPK-se duke u kujdesur që në asnjë moment numri prezent në salle mos të tejkaloje 50 persona

Konfirmimin e pjesëmarrjes për lojtarët tuaj, nëse në ranglistë janë nën 32 tek meshkujt dhe nën 16 tek femrat duhet të bëhet deri me 25 nëntor në ora 16:00, pas skadimit të afatit do të ftohen të konfirmojnë lojtarët rezervë për të plotësuar numrat e paraparë. Shorti do të hidhet me 26 nëntor nga ora 19:00 përmes platformës zoom. Në short do të futen vetëm lojtarët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen. /Kosova.info/