Kosova

Maloku: Vizita e Ramës “paradë” demagogjike mediatike

Mbështetja e serishme e idesë së Shëngenit Ballkanit nga ana e kryeministrit shqiptarë është kritikuar nga vëzhgues politik të vendit. Kryeministri i Shqipërisë Rama në një konferencë përmbyllëse të vizitës së tij dy ditore në Kosovë, duke folur për Shengenin ballkanik, ka thënë se të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë ide, nuk kanë argument kundër Shengenit rajonal në funksionin ekonomik, social dhe politik. Ai me këtë rast nuk ka përmendur termin e mëhershëm mini-Shëngen, por Shengen, duke thënë se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pasi nuk mund të qëndrojë e izoluar. Megjithatë  analist politik japin mendime të ndryshme sa i përket deklaratës mbështetëse të Shëngenit ballkanik. 

Sociologu dhe profesori universitar Fadil Maloku thotë se në etnopsikologjinë shqiptare, zakonisht mysafiri kur konsistohet si përçarës, si fjalëbartēs e ngucakeq i tepruar, siç na u imponua gjatë sundimit (jo qeverisjes demokratike) tē tij shoku Edi Rama, me vizitën e tij qëllimkeqe dhe imponuese me ide dhe konceptet serbomadhe, bile edhe me identifikimin e tij vullnetar, si “vëlla i Vuqiçit”; na del jo vetëm i pasinqertë, por edhe shumë qesharak.  

“I njëjti serish, para ca minutash ripërsëriti në konferencë për mediat dokrrat e “minishengenit Ballkanik”, ku qartazi dihet se përfituesi kryesor është Serbia! Ripērsëriti, tërthorazi edhe “kumbarinē” e tij lidhur me idenë e “korrigjimit të kufirit” me Serbinë! Si i tillë, ky njeri me arrogancën e tij somnambulë, shihet ashiqare që po na shet “dushk për gogla”! Autoritetin e tij të rrënuar skajshmërish përmes ideve dhe koncepteve antishqiptare, ai sot sërish para mediave, u mundua t’i “riafirmoj” e rikonsolidoj përmes floskulave të “atdhetarizmit, nacionalizmit” të vonuar!”, tha Maloku.

Sipas tij, Rama harron se shqiptarët e Kosovës, këtë tipologji e çift somnambul, e njohin shumë para se ai të merrej me artin e politikes.

 “Andaj, kjo “paradë” demagogjike mediatike, assesi s’mundet më as ta fascinoj, e as ta animoj edhe një shqiptar të vetëm, kudo që ai gjendet! Koha e ti ka perënduar. Dhe llogarinë për gjitha të (pa)bëmat do di t’i vlerësoj vetëm historia e sociologjisë politike”, tha Maloku. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.