Show Biz

Loredana “konfirmon” shtatzëninë e dytë

Prej javësh përflitet se Loredana është në pritje të fëmijës së saj të dytë, si fillim dyshimet e ndjekësve ishin pasi këngëtarja publikoi një foto të këpucëve të vogla, ku shënoi “Dua një bebe të dytë”.

Para pak ditësh, Loredana ka postuar në “Instastory”, një emoji të një familjeje me dy fëmijë. Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzikut me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin.

“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”, shkroi këngëtarja.

Së fundmi, një nga ndjekëset e saj ka publikuar një video, në të cilën flet për ribashkimin e Mozzik me Loredanën dhe për faktin se kjo e fundit mund të jetë serish shtatzënë. E që këngëtarja ka komentuar në këtë video duke i shtuar akoma më shumë dyshimet.

“Pra, le të festojmë të gjithë bashkë së shpejti”, ka komentuar Loredana.