SPORT

Liverpool-Man Utd, statistikat në 5 përballjet e fundit mes vete

Bota e futbollit sot do të jetë me sytë kah derbi i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit. Ndeshja do të fillojë nga ora 17:30.

Derbi bëhet edhe më i zjarrtë pasi të dy ekipet janë në garë për titullin e kampionit.

Në pesë përballjet e fundit, Liverpool ka statistika më të mira, ku ka tri fitore dhe dy barazime.

Pra, Manchester United nuk e ka shënuar asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit, ndërsa e synon një të tillë sot.

Nga këto pesë ndeshje, Liverpool ka shënuar 10 gola, kurse Manchester United tri.