Kosova

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

Amar Pushka — personi që sot gjatë ditës protestoi ndaj konfliktit që po ndodh në Lindje të Mesme në mes të Izraelit dhe palestinezëve, ka treguar arsyen pse zgjodhi të përdorë parullën që u komentua shumë.

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — kishte shkruar Pushka në një pankartë. E sipas tij, kjo thënie u përdor pasi u inspirua nga Nelson Mandela.

Tutje, ai tha se kjo thënie u përdor duke dashur të tregojë se vetë Pushka nuk është i lirë, derisa nuk janë myslimanet palestinezë.

E krejt në fund, veprimin e tij pushka e lidhi me një thënie të profetit islam, Muhamedit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Për herë të parë në ditë feste në protestë, përderisa Palestina për shumë vite nuk ka festë të Bajramit, por luftë e bombardime

Sqarim pas disa kritikave ndaj meje

Thënja “Ne e dimë se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve” është thënje e Nelson Mandelës, e cila mua më pëlqeu dhe me të protestova sot

E përdorur nga unë më qëllimin se unë si musliman nuk jam i lirë pa qenë të lirë muslimanët palestinez, sepse ne muslimanët jemi një, ashtu si ka thënë Muhammedi alejhi ue selem

“Myslimanët në lidhjen dhe mëshirën në mes tyre, janë si një trup i vetëm! Nëse ndjen dhembje në një gjymtyrë, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”