Kurti e Vitia injorojnë himnin e Kosovës, në tubim e lëshojnë veç atë të Shqipërisë

Vetëvendosje e ka mbajtur tubimin përmbyllës elektoral për kandidatin e saj për Prishtinën, Arben Vitia.

Përveç këtij të fundit, në tubim ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, që është kryetar i VV-së, Albin Kurti.

Ajo që bije në sy është se VV në këtë tubim ka injoruar krejtësisht himnin shtetëror të Kosovës.

Kjo vërehet në videon që e ka publikuar vet kryeministri Kurti.

Në vend të tij, është intonuar vetëm himni i Shqipërisë, apo ai kombëtar, i cili është përcjellur me ngritje në këmbë nga të pranishmit.

Një injorim i tillë nuk është diçka e re për partinë në pushtet, pasi që Kurti gjatë kohës që kishte qenë në opozitë kishte ofenduar simbolet shtetërore, madje duke e quajtur flamurin shtetëror si flamur “lara-lara”.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=462079925105444

Go to TOP