Kosova

Kjo lagje e Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm, pëlcet gypi

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka pëlcitur gypi i ujit në lagjen “Dardania”.

Gjithashtu, KRU “Prishtina”, ka treguar që pa ujë të pijshëm ka mbetur lagjja Dardania, si pasojë e pëlcitjes së gypit të ujit.

Ekipet teknike të Ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se sa do të zgjasë sanimi për shkak të defektit.

Njoftimi i plotë nga KRU “Prishtina”.