Kosova

Kandidatët e pranuar në doktoratë protestojnë para Rektoratit, kundërshtojnë ritestimin

Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe ata të Mjekësisë kanë protestuar sot para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ata kanë kërkuar që të mospërsëritet provimi pranues, ashtu si ka vendosur Universiteti i Prishtinës.

Ata kanë treguar se edhe Avokati i Popullit dhe Agjencia Kundër Korrupsion kanë dalur me opinione dhe kanë mbështetur kërkesat e tyre

Ata kanë thënë se do të bojkotojnë ritestimin.

Ndërsa, kjo ka qenë protesta e tretë e tyre.