SPORT

Juventusi planifikon transferimin e Pogbas në verë

Klubi italian, Juventusi thuhet se po planifikon transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, në verë dhe jo në këtë afat kalimtar.

Agjenti i yllit francez tha muajin e kaluar se ai është i pakënaqur në klub dhe dëshiron të largohet.

Megjithatë, drejtuesit e Djajve të Kuq nuk do të lejojnë atë të largohet gjatë sezonit, por vetëm në afatin e verës.

Shumë klube janë përmendur si potenaciale për ta transferuar Pogban si Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Juventusit.

Juve është e vendosur ta rikthejë atë, megjithatë, nuk e ka mendjen në këtë afat kalimtar të dimrit.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi do të bëjë një lëvizje gjatë verës për mesfushorin e Manchester Unitedit.

Ndryshe, çmimi i Pogbas ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit shkaku i paraqitjeve jo të mirë, ndërsa thuhet se momentalisht vlen rreth 50 milionë euro.