SPORT

Inter: Conte synon t’i largojë 10 lojtarë

Revolucion në Inter, Conte synon t’i largojë 10 lojtarë

Duket se Antonio Conte do të bëjë revolucion në skuadrën e Interit gjatë verës, pasi sipas mediave italiane, e ardhmja e 10 futbollistëve është e pasigurt në Meazza.

I pari që do të largohet është Ashley Young, pasi atij do t’i mbarojë kontratë në verë dhe sipas Gazzetta.it, Interi nuk do t’ia vazhdojë atë.

Gjiganti i Serie A është duke e vlerësuar të ardhmen e nëntë futbollistëve të tjerë.

Kontrata e Andrea Ranocchias mbaron në fund të sezonit po ashtu, por italianit do t’i lihet në dorë të vendosë vetë për të ardhmen.

Ai mund të largohet nëse dëshiron të luajë më shpesh, apo të qëndrojë në klub për edhe një sezon.

Matias Vecino duhet të hidhet në treg, ndërsa klubi do të vendosë edhe për të ardhmen e mesfushorëve të tjerë, Arturo Vidal, Roberto Gagliardini, Ivan Perisic dhe Stefano Sensi.

Vidal nuk ka bindur që prej se iu bashkua Interit në verë nga Barcelona, por zikaltrit mund ta shesin atë për ta hequr qafe pagën e tij të lartë vjetore, 6.5 milion euro.

Ionut Radu dhe Andrea Pinamonti pritet të largohen në huazim dhe Daniele Padelli do të diskutojë të ardhmen me drejtuesit në fund të sezonit.