Kosova

Hoti për filmin “Zgjoi”: Kështu promovohet e nderohet shteti!

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas fitimit të tri çmimeve të filmit “Zgjoi”, në “Sundance Film Festival”.

Hoti përmes një postimi në ”Facebook”, shkroi se kështu promovohet dhe nderohet shteti.

“Kështu promovohet e nderohet shteti!  3 çmime për filmin “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”.

Edhe njëherë Kosova në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar! Filmi që trajton ngjarjen e vërtetë të Fahrije Hotit, gruas guximtare nga Krusha, që tashmë do të jetë e njohur edhe përtej Kosovës.  Kultura, arti e sporti po na bëjnë  krenarë prandaj duhet të investojmë më shumë në këto fusha.  Urime për regjisoren Blerta Basholli, aktoren kryesore Yllka Gashi dhe gjithë ekipin e këtij filmi!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.