Kosova

Gjinovci i nervozohet Sylës: S’munesh m’u shty me mu, as ti as asnjani

Në emisionin “Pressing” në T7 po zhvillohet debat politik mes analistëve.

Derisa po flitej për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe UÇK-në, aktivisti Rron Gjinovci dhe gazetari Valon Syla patën një përplasje.

Derisa, Gjionvci fliste për Rugovën, iu ndërpre fjala nga Syla, i cili e pyet se “Rugova a është i PDK-së, apo i AAK-së”.

Gjinovci i kërkon t’ia lejojë të flasë.

“A bon me fol, lem t’foli. Lem t’i kryej argumentet. Po smunesh ti me mu me u shty, as asnjoni. Hiq s’munesh me u shty me mu. Ti nuk munesh me u shty me mu me bërtit. Mos um ndrroni këtu”, i thotë Gjinovci.

Ndërsa, Syla i thotë se është duke folur kot.