Kosova

Gazetari i Koha Vizionit akuzon Ramiz Lladrovcin për miqësi me ‘kriminelin’ nga Shqipëria!

Besnik Krasniqi një gazetar nga Koha Vizioni duket se ka nuhatur që kryetari i komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci është duke bashkëpunuar me disa kriminel.

Ai është parë në fotografi me Fatmir Kajolli i cili është një ndër personazhet e shumtë që bëri sukses si biznesmen në Shqipëri, ndonëse ishte i dënuar prej vitit 2000 me 6 vjet burg nga Gjykata e Romës (dënimi i reduktuar në shkallën e dytë) dhe 16 vjet të tjera nga Gjykata e Milanos për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve. Në vitin 2011, ai u katapultua gjithashtu në politikën lokale dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit nën siglën e Partisë Republikane.

Kajolli u arrestua në maj të vitit 2016, pasi i shpëtoi një kërkese të mëparshme për ekstradim në Itali në vitin 2012-kur ishte ende anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit.

Pas rrëzimit të kërkesës italiane për konvertimin e dënimit të tij me 22 vjet burg në Shqipëri, Kajolli u dënua fillimisht me 8 vjet, të cilat u reduktuan në Apel me 5 vjet dhe vuajti fizikisht në qeli vetëm dy vjet burg, shkruan kosova.info

Kosova.info ka tentuar që të marr edhe një përgjigje nga kryetari Lladrovci, mirpo i njëjti nuk është përgjigjur./kosova.info