Life Style

Freskoni dhomat e shtëpisë, zgjidhni telashet me tymin e duhanit

Ankth i vërtetë për joduhanxhinjtë është qëndrimi në hapësirë plot tym duhani

Qe disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë që ta zgjidhni këtë problem, transmeton Telegrafi.

Ndani përgjysmë një mollë dhe lëreni gjatë natës në hapësirën në të cilën ndihet aroma e pakëndshme.

Veç kësaj peme, tymin e duhanit e thith edhe fundërrina e kafesë. Thajeni, shpërndajeni nëpër disa enë të vogla dhe lëreni të qëndrojë në hapësirën nga e cila dëshironi ta eliminoni aromën e pakëndshme.

Aromat e pakëndshme shumë mirë i thithë edhe uthulla. Mjafton ta vloni në një tenxhere dhe ta lini disa minuta derisa avulli të mos mbushë gjithë hapësirën.

Do ta ndjekë tymin e duhanit, por shumë shpejt do të avullohet edhe aroma e uthullës.

Nëse edhe mobiliet në shtëpinë tuaj kanë marrë aromë cigareje, problemin do ta zgjidhni shumë lehtë.

Fshijeni me leckë të njomur në ujë të nxehtë dhe uthull.