Kosova

Filloi karrierën shtatë vite më parë, Kida: 7 vjet rritje, sukses dhe lumturi

Ajo shtatë vite më parë filloi karrierën si pjesë e labelit “On Records”, nën menaxhimin e Met Elshanit.

Fjala është për këngëtaren Orhidea Latifi – Kida, e cila u largua nga i njëjti grup në fillim të vitit 2019 dhe momentalisht vepron si artiste e lirë.

Megjithëse solli një sërë projektesh e hitesh, 23 vjeçarja së fundmi tregoi se ka bërë shtatë vite karrierë.

Kida vazhdon të jetë njëra ndër artistet më aktive në skenën muzikore shqiptare.

Interpretuesja e disa hiteve ka thënë se përgjatë këtyre viteve ajo ka shënuar shumë suksese.

“7 vjet rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk do ta kisha ndryshe. Unë e vlerësoj secilin prej jush”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

Reagimet ndërkohë në postim ishin nga më të ndryshmet, duke besuar që ajo do të sjellë edhe më shumë për fansat.