Show Biz

Fifi i përkushtohet palestrës, pas ndryshimit të madh në fizik,

Fifi i është kthyer palestrës.

Një ndër emrat më të përfolur të tregut tonë muzikor është edhe ai i Fifit.

Këngëtarja para pak kohe ka bërë ndryshim të madh në dukje, duke rënë shumë në peshë dhe për këtë ka marrë shumë komente.

Për të perfeksionuar linjat trupore, Fifi po ushtrohet në palestër dhe këtë gjë e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram.

Në atë video, artistja tregon se e ka marrë seriozisht palestrën, ndërsa rezultatet mbetet të shihen.

Sa i përket projekteve muzikore, “Du & Ich” titullohet kënga e fundit e Fifit, në bashkëpunim me Bardhin dhe DJ Gimi O.