KULTURË

Edhe një hap drejt fuqizimit të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në arenat ndërkombëtare

Në saje të punës së palodhshme por edhe të pasqyrimit të vlerave të mirëfillta kulturore, brenda dhe jashtë Kosovës, drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”, z. Arsim Abazi, është emruar si person kontaktues për Kosovë, nga Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore CIOFF.

Kjo organizatë, njihet si më e madhja boterore për mbajtjen e festivaleve folklorike për trashëgimi kulturore të popujve, dhe është në partneritet me UNESCO-në. Aktualisht ne organizaten CIOFF, janë të antarësuara 107 shtete nga e gjithe bota, ku për çdo vit organizohen më shumë se 250 festivale në 50 vende të ndryshme .

Poashtu, pas komunikimit me drejtorin e AKV”Kemajl Azizi”, u bë e ditur se CIOFF ka shprehur interesim për bashkëpunim dhe organizim të eventeve kulturore edhe në Kosovë. Bashkëpunimi mes drejtuesve të AKV “Kemajl Azizi” dhe organizatës CIOFF, vjen si rezultat i shumë sukseseve në sferën e trashëgimise kulturore të vendit, siq janë vlerat e mirfillta kulturore artistike, riteve, zakoneve nga shume projekte të ndryshme realizuar ndër vite nga ansambli vitias.

Kjo konsiderohet edhe si një hap shumë i rëndësishëm drejt fuqizimit të ruajtjes së trashëgimisë kultutore shqiptare, në sferën ndërkombëtare.

Drejtori i Ansamblit Arsim Abazi, bëri të ditur se fal bashkëpunimit të tij, me udhëheqësit e Festivaleve, së bashku me anëtarët e kësaj trupe, kanë realizuar një varg udhtimesh jashtë vendit, si në : Vjenë të Austrisë, Ishullin Thasoss te Greqisë, Varna dhe Kiten të Bullgarise, Budva te Malit te Zi, e shumë e shumë festivale të tjera, ku është prezantuar kultura e traditave ndërpopujë.

Përndryshe, në AKV ”Kemajl Azizi”, frekuentojnë më shume se 150 antarë në sektor të ndryshëm të kulturës si : valle artistike, valle burimore, orkester , kënge popullore, këngë folklorike etj.

Antarët janë të grupmoshave te ndryshme nga ata 7 vjeq e deri te grupmosha e te rriturve , të cilët gjejnë hapsirë që përmes këtij ansambli, të promovojn vlerat e mirëfillta kulturo-artistike të vendit tonë dhe të shfaqin talentin e tyre në këto sfera.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.