Kosova

Dikush në PDK del pro ndryshimit të Kushtetutës

Anëtari i PDK-së, Ilir Gashi ka dalë pro idesë së emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak për ndryshimin e Kushtetutës.

Gashi në Facebook ka thënë se është pro ndryshimit të Kushtetutës. 

Megjithatë, ai thotë se është pro që kjo të ndodhë vetëm nëse mundësohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

 “Mos me keqkuptoni, unë personalisht jam për ndryshim të kushtetutës! Por, vetëm nëse mundëson bashkimin e Kosovës me Shqipëri”, ka shkruar Gashi.

Ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka kërkuar ditë më parë nga Beogradi, emisari i BE-së për dialogun Mirsolav Lajcak.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuciq, Lajcak tha se Kushtetuta nuk është Bibël që të mos ndryshohet e se duhet të ketë një zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.