Kosova

Deputeti i VV-së dhe i PDK-së kapen për jaraninë me Shpend Ahmetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka qeverisur me Partinë Demokratike të Kosovës, në katër vitet e fundit në Prishtinë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka përmendur një ndejë ku Shpend Ahmeti, Uran Ismaili dhe Ableard Tahiri u panë së bashku.

Rrahmani tha se dihet se me kë ka qeverisur Ahmeti në katër vitet e fundit në Prishtinë

“Kush ka qeverisur në Prishtinë në katër vitet e fundit, e tregojnë darkat, ndejat me meze, me raki të Uran Ismajlit me Shpend Ahmetin edhe me deputetë tjerë që janë këtu nga ana juaj. Edhe qytetarët e dinë shumë mirë se qysh ka qeverisë e me kë ka qeverisur. Nuk desha me ja përmend emrin Abelardit, por meqë ka qenë pjesë e atij ahengu të përbashkët po ia jap mundësinë edhe me kundërshtu dhe me repliku për këtë”, ka thënë Rrahmani.

Ndaj kësaj deklarate të Rrahmanit ka reaguar Tahiri. Ai i tha Rrahmanit se për dy mandate ai ka punu për ta bërë Ahmetin kryetar të Prishtinës.

“Shpendin e njoh prej vitit 2008, kur ka punuar në Konferencën e Donatorëve që e ka organizuar qeveria asokohe, por asnjëherë skam tentu me e ba kryetar të Prishtinës. Ndërsa Emani për dy mandate u çky me u ba kryetar i kryeqyteti”, ka thënë Tahiri.