SPORT

Challandes publikon listën e të ftuarve për ndeshjet ndaj Danimarkës e Bullgarisë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.

FFK-ja thotë se për herë të parë pjesë e Kosovës A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.

Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, në hotel “Emerald”.