Kosova

Blerim Vela nis detyrën si Shef i Stafit të Presidentes me bllokime në Twitter

Blerim Vela, menjëherë pasi mori detyrën si Shef i Stafit të Presidentes, ka nisur të bllokojë ata që i thanë se “iu shpërblye” mundi, pasi Vela kishte mbajtur qëndrime pro Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Përdorues kanë shkruar se Vela po i bllokon ata në Twitter sepse e krituan se mori pozitën, duke e përkrahur Osmanin dhe Vetëvendosjen, sa ishte pjesë e shoqërisë civile.

Postimet e ndjekësve duket se nuk i kanë pëlqyer Veles, prandaj ka filluar t’i bllokojë ata.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur dje se Blerim Vela është emëruar sot shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Siç njofton presidenca, Vela ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare.