KULTURË

Baleti Kombëtar gati për premierën “Sisters”

Nën koreografinë e Mehmet Balkan, Trupa Kombëtare e Baletit të Kosovës do të prezantojë pasditen e së enjtes premierën e shfaqjes “Motrat”.

Në kujtim të ish-drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, shfaqja “Siters” – “Motrat” do të mbahet në kushte pandemie e me numër të kufizuar të ulëseve.

Kreshnik Musolli, u.d. i drejtorit të Baletit, ka thënë se balerinët kanë punuar shumë për këtë premierë të ideuar nga koreografi turk, Mehmet Balkan.

“Kemi përgatitur një performancë të mrekullueshme për ju. Jam i impresionuar me trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës. Puna e tyre në këtë sallë, në këto kushte, e me maska mbrojtëse nga pandemia është e pabesueshme. Paramendo se çfarë do të realizonin në kushte më të mira”, tha koreografi Balkan gjatë konferencës për shtyp.

Shfaqja “Motrat” do të mbahet nesër nga orën 16:30 dhe është premiera e dytë që BKK-ja realizon për këtë vit.