Kombëtare

Komuna: Fillon qarkullimin linja e autobusit Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar të qarkullojë linja 15 e autobusëve të Trafikut Urban.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë thuhet se kjo linjë do të ketë edhe nëntë kilometra shtesë për qarkullim Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë.

“Prej sot, Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë”.

“Orari më poshtë duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa apo nevoja nga ana e banorëve duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë”, thuhet në njoftim.