EKONOMI

AKB me 14 kërkesa për Qeverinë e Kosovës dhe partitë politike

Aleanca Kosovare e Bizneseve, i kërkon Qeverisë së Kosovës dhe partive politik në emër të komunitetit të biznesit dhe konsumatorët për pasurimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 si dhe mbështetjen e lirimin nga disa taksa që kanë ndikim në zhvillimin e ekonomisë dhe tejkalimin e krizës COVID 19.

Kryetari i Agim Shahini, tregoi edhe 14 kërkesat deri më 14 shkurt 2021 për të mirën e bizneseve, qytetarëve dhe në të mirë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas kreut të AKB-së ato janë që të heq të gjitha taksat për licenca për prodhuesit dhe përpunuesit vendor si dhe të legalizohen objektet afariste dhe individuale të ndërtuara pa leje deri në fund të vitit 2021 pa ndëshkime.

Të heq pa kushte ndëshkimet dhe interesin e borxheve publike për biznese dhe qytetarë të grumbulluara me vite deri në fund të vitit 2020 siç janë: ATK, Doganë, Tatimi në pronë dhe borxhet në ujësjellës, mbeturina dhe energji elektrike.

E treta është të falen të gjitha borxhet publike për biznese dhe qytetarë deri në fund të viti 2019 me kusht të paguhen ato të 2020 deri më qershor 2021.

Qeveritë lokale të heqin taksën komunale për biznese , vlen për ato Komuna që nuk e kan hequr deri më tani për vitin 2020/21.

Të hiqen ndëshkimet për mjete motorike të pa regjistruara me vite për bizneset dhe qytetarë prej një afat 6 mujor, me këtë rritet siguria në komunikacion si dhe krijohen të hyra shtesë nga pagesat.

ATK dhe Dogana e Kosovës , komunat e Kosovës të zhbllokon llogarit bankare për të gjitha bizneset dhe qytetarët që kanë borxhe për një afat 6 muaj, kjo është një ndihmëse për të gjithë bizneset për operuar më lehtë dhe për të ju dhënë mundësi për ti kryer obligimet.

Të lirohen dhe legalizohen bizneset dhe qytetarët në kyçjen në infrastrukturë fizike si : rrymë, kanalizim, ujësjellës për vitin 2021.

Të lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët dhe bizneset për ndërrimin e dokumentacioneve personale si : Letërnjoftimi, patent shoferi, pasaportat dhe sigurimi kufitar i automjeteve të Diasporës për vitin 2021.

Të hiqet dogana dhe TVSH për prodhues dhe përpunues vendor pa kushte për 2021.

Kërkesa e dhjetë sipas Agim Shainit është që të hiqet dogana dhe TVSh për maska mbrojtëse, pasi kjo është obligative për vendosjen dhe mbajtjen e tyre për qytetarë dhe biznese.

Tjetra që të heq përkufizimin e vjetërsisë së importeve të makinave për një periudhe 6 mujore, me këtë ju mundësohet qytetarëve që nuk kanë mundësi të blejnë makina më të reja se 10 vite, por edhe kjo do të ndikoj edhe në rritjen e buxhetit.

Të subvencionohen të gjithë eksportuesit e Kosovës, si dhe të rritet Fondi për Garantimin e Kredive.

Kryetari i AKB-së tregoi se kërkesa e fundit apo e 14 është decentralizimin( pavarësimi) i Arsimit dhe sistemit Shëndetësor në Kosovë.

“Këto do ishin masa lehtësuese për të gjitha bizneset dhe qytetarët e Kosovës për tejkalimin e krizës më të lehtë ekonomike dhe të Pandemisë”, tha Agim Shahini.

Sipas tij me këtë Qeveria e Kosovës do ti tejkalon mbështetjet dhe subvencionet e parapara ne Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që brenda këtij viti bizneset dhe qytetarët do të kenë përfitime mbi 1 miliard euro dhe këto janë Kërkesa të gjitha të realizueshme pa e rrezikuar buxhetin, por në mungesë të fondeve Qeveria i ofron lirime dhe lehtësira për të gjitha kategoritë qytetare dhe biznesore pa e përjashtuar askënd por këto do të jenë masa që do të mbahen në mend gjatë si lehtësira revolucionare për të mirë të vendit.

Kreu i AKB-së shtoi se me këtë Qeveria e Kosovës bëhet lidere dhe model në Ballkan dhe më gjerë me lehtësira që i ofron mundësi qytetarëve dhe bizneseve duke i dal në ndihmë në këtë kohë të krizës. /Kosova.info/