Kronika e zezë

Arrestohet vozitësi i kamionit në Viti, duke ikur goditi policin

Sipas raportit 24 orësh te policisë, një person është arrestuar në Viti pasi me kamionin e tij e ka goditur një zyrtar policor, shkruan Kosova.info

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Ramnisht të Vitisë rreth orës 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me kamionin e tij, nuk u është ndalë zyrtarëve policorë dhe gjatë tentimit për të ikur ka goditur me kamion zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Kosova.info/