EKONOMI

ARKEP fiton kontestin gjyqësor në vlerë prej 11.000.000.00 €

ARKEP sot ka pranuar, pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKTGJYKIMIN Refuzues,  me numër 624/16, nga  GJYKATA THEMELORE – DEPARTAMENTI PËR CËSHTJE EKONOMIKE NË PRISHTINË ndaj kërkesëpadisë së ndërmarrjes “Aurora Israphone”  me objekt të kontekstit “Kompensimi dëmit për fitimin e humbur”.

Ky proces ka filluar që nga viti 2010, ku janë mbajtur një numër mjaftë i madh i seancave gjyqësore, e ku pala paditëse ka kërkuar kompensimin e dëmit në vlerë prej 11 milion eurosh nga PTK dhe ARKEP. Në këtë proces ARKEP është përfaqësuar dinjëtetshëm dhe në mënyrë profesionale nga zyrtarët: znj. Rrezarta Ajeti dhe z. Ilir Imeri. Kështu, pas një periudhe të gjatë të shqyrtimit të kësaj lënde, në të cilin janë trajtuar një numër i konsiderueshëm i provave materiale, ARKEP ka arritur me sukses të dëshmoj dhe vërtetoj të drejtën e saj, si një Rregullator i pavarur dhe i pa anshëm ndaj të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës.

Në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji për Komunikimet Elektronike, ARKEP mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483