Kosova

Kurti emëron zëvendësministra në dy ministri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Z. Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë;

Z. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra. /Kosova.info/