Kosova

Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosova.Info reagon ndaj deklaratës skandaloze të deputetit Rasim Demiri

Reagimi i ish-ministrit, përkatësisht deputetit Rasim Demiri kundër mediumit Kosova.info, është skandaloz dhe i papranueshëm. Për më tepër është përpjekje për cenim të lirisë së shprehjes, për të mos thënë edhe shpifje e shantazh.

Kosova.info në gjuhën boshnjake është themeluar për ta informuar komunitetin boshnjak. Pra jo për t’i përkrahur politikanët e korruptuar dhe të cilët çdo herëkanë përfituar në kurriz të këtij komuniteti. Andaj, ne si medium, kemi hulumtuar qe 2 vite rastin Demiri.Rast në të cilin dyshohet se në zyrat tij (në kohën kur ishte ministër), janë bërë pazare, keqpërdorim detyrash zyrtare nga vet ai, por edhe nga ish kabineti i tij.

Një incizim i publikuar nga mediumi ynë, në të cilin vërtetohet qartë ajo që e shkruam më sipër (se aty vërtetohet ky keqpërdorim i pozitës), z. Demiri e ka quajtur këtë si sulm ndaj komunitetit boshnjak. Ky reagim dhe ky konstatim, nuk ka të bëjë asgjë me sulme ndaj këtij komunitetit. Kosova.info gëzon njërespekt të madh në komunitetin boshnjak dhe është i vetmi i cili po përpiqet ta luftojë nepotizmin, korrupsionin në institucionet të cilat menaxhohen nga zyrtarë që vijnë nga ky komunitet. 

Zotit Demiri duhet t’ia kujtojmë se ai vet ka shkruar me qindra herë falënderime në adresë të Kosova.info-s dhe ka shpërndarë edhe lajmet tona në profilet e tij nëFacebook dhe rrjete tjera sociale. Kosova.info ka përcjellë çdo aktivitet kulturor e politik, duke bërëtransmetime të drejtpërdrejta në përkrahje tëkomunitetit boshnjak, kulturës, sportit dhe shume aktiviteteve tjera. Madje disa herë z. Demiri ka qenëprotagonist në këta artikuj, intervista e prononcime. Por tash pas publikimit të një skandali, ai po e cilësonkëtë si sulm ndaj komunitetit boshnjak?!

Jo z, Demiri, ne nuk e kemi sulmuar asnjëherëkomunitetin boshnjak, por ne kemi sulmuar dhe luftuar korrupsionin dhe nepotizmin. Në ditët në vazhdim boshnjakët do ta kuptojnë se për çka bëhet fjalë: Për sulme ndaj korrupsionit apo komunitetit boshnjak? Video-incizimet që do të publikohen në ditët në vijim, do të sqarojnë çdo detaj dhe çdo paqartësi, andaj ne lusim prokurorin, hetuesin dhe të gjitha organet e rendit që të merren me këtë rast. Ne si agjenci e lajmeve jemi të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Si agjencimultietnike e lajmeve do t’iu drejtohemi organeve tëdrejtësisë për sa u përket shpifjeve dhe shantazheve tëlesuara nga z. Demiri, nëpërmjet llogarisë së tij nërrjetin social Facebook. Po ashtu, me këtë reagim do t’idrejtohemi edhe Kuvendit të Kosovës, përkatësishtKryetares Vjosa Osmani, që të reagojë ndaj këtyre dukurive dhe ndaj sulmeve të cilat po i bëhen agjencisë. 

Nuk është hera e parë që agjencia jonë sulmohet nëkëtë mënyrë. Z. Demiri nuk është i pari që e bënë këtë. Sulme të tilla edhe më të ashpra i patëm përballuaredhe nga deputetja tjetër Duda Balje. Ajo na pat shpallur luftë, po ashtu, pas publikimit të shumëskandaleve që e ndërlidhin atë vetë.

Përkundër që jemi bërë cak i sulmeve nga këta politikanë, ende nuk është ndërmarrë asgjë nga askush. Për më tepër ne duhet të ballafaqohemi me drejtësinë, pasi që ata demonstrojnë forcën nëpërmjet njerëzve qëkërcënojnë, shpifin, e fyejnë, sot shërbejnë në kuvend, kryeministri dhe janë pjese e qeverisë. 

Natyrisht, ne nuk do të ndalemi asnjëherë. Ne kemi njëbashkëpunim të mirë me qytetarin dhe me komunitetin boshnjak. Raportet tona me ta nuk mund t’i prishëpolitika e korruptuar e liderëve politikë që vijnë nga kykomunitet. Informacionet që do të bëhen të ditura nëvijim, bashkë me ato të cilat janë publikuar, janë arritur falë po këtij bashkëpunimi.

Me z. Demiri ne do të takohemi ne gjykatë. Aty ku do t’i verifikojmë dhe vërtetojmë të gjitha këto dyshime:Nëse janë shpifje, apo të vërteta.

Me respekt Kosova.info