SPORT

Agim Ademi uron festën e 28 Nëntorit

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dërguar një mesazh për festën e 28 Nëntorit.

I pari i futbollit kosovar i është drejtuar familjeve të heronjve e dëshmorëve, veprimtarëve të çështjes kombëtare, drejtuesve të klubeve, trajnerëve, futbollistëve dhe ish-futbollistëve me rastin e festës së Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të UÇK-së.

Mesazhi i plotë i Agim Ademit:

Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore,

https://cas.criteo.com/delivery/afr.php?ptv=100&abp=1&zoneid=1409947&cb=93665822090&nodis=1&charset=UTF-8&dc=3&atfr=0&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmesazhi-i-agim-ademit-per-festen-e-28-nentorit%2F Familje të heronjve e të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare;

Të nderuar drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së, Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;

Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Sot e festojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së!

28 Nëntori është njëra nga ditët më të rëndësishme dhe më të ndritshme të kombit shqiptar. Historia e popullit tonë është me vuajtje e sakrifica, por edhe përplot bujari e krenari.

Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë të gjithë atdhetarët, heronjtë dhe dëshmorët që nga periudha e rilindasve tonë e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, të cilët punuan dhe luftuan deri në flijim për ruajtjen e identitetit të kombit shqiptar.

Kjo festë ka qenë dhe mbetet një vlereë e patjetërsueshme e kombit shqiptar. Kjo ditë na bashkon si komb, duke na e rikujtuar sakrificën e shumë gjeneratave nëpër shekuj për liri. Njëherësh kjo festë i frymëzon dhe i motivon brezat e rinj për atdhedashuri.

Situata me pandeminë ka bërë që kjo festë të festohet ndryshe nga vitet e kaluara, por ne si popull edhe në rrethanat më të vështira kemi ditur ta ruajmë traditën e kësaj feste dhe ta shprehim dashurinë ndaj flamurit kombëtar.

Prandaj, më lejoni që të ju uroj peërzemeërsisht të gjithëve 28 Nëntorin, me urimin për shëndet dhe realizim të aspiratave tona si popull i lashtë, me shpresë e besim se e ardhmja e kombit tonë do të jetë e ndritshme dhe si pjesë e përbashkët e familjes së shteteve evropiane.

Lavdi e peërjetshme teë gjithë veprimtarëve dhe të reëneëve peër lirinë e kombit shqiptar!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar!”.