AAK-ja merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të marrin pjesë në seancën e nesërme, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar për synimin e Serbisë për të mbajtur një referendum në Kosovë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi për media në AAK, Lulëzim Blaka.

Në kërkesën e Kurtit thuhet se diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Kosovës për këtë çështje.

Liderët e opozitës kanë dalë kundër organizimit të referendumit në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme.

Klankosova.tv është duke pritur një përgjigje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse do të marrin pjesë nesër.

Go to TOP