Love & Sex

19-vjeçarja i hyn në banesë ish-të dashurit dhe e detyron me hanxhar në dorë, të kryejë s*ks me të(FOTO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Montana të SHBA-së, ku një vajzë e re hyri në shtëpinë e ish-të dashurit dhe e detyroi atë të kryejë seks me të, nën kërcënimin e një mjeti prerës.

Samantha Ray Mears, e cila ishte 19-vjeçe kur kreu sulmin, hyri në banesën e ish-të dashurit, kur ai nuk ndodhej aty. Kur i riu u kthye në banesë, ngeli i surprizuar kur pa ish-të dashurën aty me një hanxhar në dorë.

Ajo e detyroi ish-in e saj të hiqte rrobat dhe të shtrihej në shtrat. Më pas, Maers e sulmoi seksualisht të riun, duke e detyruar të kryente marrëdhënie intime.

Më pas ajo dhunoi edhe banesën e ish-partnerit, duke rrëzuar disa dekorime nga muri, si dhe urinoi mbi shtratin e tij.

Sipas mediave vendase, i riu teksa po debatonte me të dashurën, i kërkoi asaj të dilte në ballkon të reflektonte për një çast. Ai telefonoi policinë në fshehtësi dhe kërkoi ndihmë, ndërsa i tha 20-vjeçares se po fliste me një mik.

Ndër të tjera, ai u tha autoriteteve se ish-e dashura e kishte kafshuar në krah.

Mears u akuzua për marrëdhënie seksuale pa pëlqim të shprehur, dhunim të banese, sulm me armë dhe kufizim të lirisë.

Ngjarja ndodhi vitin e kaluar, ndërsa e reja është dënuar nga gjykata me 20 vjet shërbim të detyruar në një institucion ku trajtohen persona që kanë probleme të shëndetit mendor.

Sipas dokumenteve gjyqësore, thuhet se 20-vjeçarja vuan nga një çrregullim mendore. Ajo është regjistruar si “kriminele seksuale” dhe duhet të marrë ilaçe.

Image
Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.