Bota

19 mijë njerëz gjatë njëzet ditëve të ardhshme ka gjasa të vdesin nga COVID-19

Numri i pamëshirshëm i vdekjeve parashikohet të arrijë në 173 mijë deri më 22 gusht, sipas një parashikimi të ri të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Kjo është një mesatare prej gati një mijë vdekje në ditë për 30 ditët e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.

Megjithatë me këtë trend parashikohet që 19 mijë persona të vdesin gjatë njëzet ditëve të ardhshme në shtetet amerikane.

Mjekja Deborah Birx, koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për menaxhimin e COVID-19, paralajmëroi se SHBA është në një fazë të re të pandemisë.

“Ajo që ne po shohim sot është e ndryshme nga muajt e Marsit dhe Prillit”, tha Birx dhe m për menaxhimin e pandemisë COVID-19 tutje shtoi se”është jashtëzakonisht e përhapur”. Dr Carlos del Rio, dekani i asociuar ekzekutiv në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Emory, shpjegoi se në pranverë pandemia ishte ndjerë kryesisht në komunitete të mëdha urbane. Tani, gjithnjë e më shumë komunitetet rurale po shohin përhapjen e virusit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483